Lajme

Edhe sot vranët e me reshje shiu

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 15 May 2024

Vransira të shumta parashihen edhe ditën e mërkurë mbi vend, e të reshura shiu shfaqen që nga orët e mëngjesit në pjesë të vendit, derisa gjatë ditës mund të zhvillohen si rrebeshe lokale shiu, aty këtu edhe me bubullimë.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 16C e 18C.

Mundësi për rrebeshe shiu paraqiten edhe të enjten paradite, e gjatë ditës do të ketë intervale me diell, derisa temperaturat shënojnë rritje në 20C e 22C.

-Advertisement-

Të premten pas ca rigave të shiut orëve të mëngjesit, ditën do të ketë më shumë diell, sikurse edhe ditën e shtunë. Temperaturat shënojnë rritje deri në 26C e 27C. Mundësi për rrebeshe shiu e bubullima shfaqen pasditen e së dieles, por se temperaturat mbesin të larta, 25C e 27C.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera