Lajme

Edhe sot vapë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 22 July 2017

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vapë, kurse pasdite vende-vende me kushte për zhvillim të vranësirave dhe shkarkime rrufesh.

Në këtko kushte atmosferike indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje  shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera