Lajme

Edhe sot dështon Demarkacioni

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 28 February 2018

Kuvendi i Kosovës për herë të tretë po dështon të mbajë seancën e jashtëzakonshme në të cilën planifikohej ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan Infokusi.com

Sipas burimeve të ‘Infokusi’ brenda Partisë Demokratike të Kosovës as sot nuk do të arrihen votat e mjaftueshme pasi që deputetë të pozitës gjenden jashtë Kosovës.

Perveç kësaj si duket edhe disa deputet që janë në Prishtinë nga partitë e kualicionin ende nuk janë pajtuar për të votuar marrëveshjen.

-Advertisement-

“Sipas kalkulimeve që i kemi bërë që nga mëngjesi nuk kemi votat e mjaftueshme që ta ratifikojmë demarkacionin. Disa deputetë që janë pro demarkacionit janë në Podgoricë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të kthehen”, ka thënë ky burim.

‘Infokusi’ ka mësuar gjithashtu se Kuvendi do të vazhdojë diskutimet rreth kësaj teme, por marrëveshja nuk do të hidhet në votim.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri të ditur se seanca e Kuvendit të Kosovës mund të mos mbahet sot pasi mungojnë disa deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës në të cilën u vendos që vazhdimi i seancës të mbahet këtë të mërkurë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i porositi të gjithë deputetë që të anulojnë të gjitha udhëtimet jashtë shtetit deri pas të mërkurës./INFOKUS

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera