Lajme

Edhe sot asnjë rasti i vdekjeve nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 26 May 2021

Asnjë rasti i vdekjeve nga koronavirusi nuk ka ndodhur në Kosovë në 24-orët e fundit.

Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të IKSHP-së, shkruan Gazeta Infokus.
Derisa 44 persona janë infektuar nga ky virus.

“Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

-Advertisement-

Numri total i rasteve pozitive është 107.313 raste nga 599.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes”, thuhet në raport.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.195./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera