Edhe serbët kundër Asociacionit
Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 12 April 2018
Jo vetëm shqiptarët janë kundër krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kundër “Zajednicës” po del të jenë edhe banorët serb të vendit. Rreth 6 për qind e banorëve serb të vendit po e vlerësojnë si të dëmshëm themelimin e Asociacionit, shkruan Infokusi.com.
Përderisa në tërë vendin janë më shumë se 70 për qind e qytetarëve që shprehen të jenë kundër ASK-së, ndërsa vetëm 2 për qind e banorëve vlerësojnë se Asociacioni do të ketë ndikim pozitiv.
“Rreth 73.0 për qind e të anketuarve besojnë se marrëveshja e Asociacionit shumë e dëmshme dhe do të ketë ndihim domethënës në funksionimin e brendshëm të Kosovës. Është e domosdoshme të përmendet se një përqindje shumë e kufizuar e të anketuarve serbë, rreth 6.0 për qind, besojnë se Asociacioni do të ketë ndikim negativ në Kosovë”.
Kështu thuhet në Buletinin e Sigurisë “ Perceptimi publik për politikën e jashtme të Kosovës dhe dialogun me Serbinë”, që ka publikuar Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
Në bazë të këtij raporti ka qytetarë që edhe pse banojnë në Kosovë, nuk kanë ndonjë vlerësim për ndikimin që do ta ketë kjo marrëveshje e nënshkruar mes Kosovës e Serbisë në Bruksel në gusht të 2015-ës. Madje, ka të tillë që nuk kanë as informacione për Asociacionin.
Qëndrimi i tyre është neutral.
“Në pjesën më të madhe të kohës, opsioni neutral në vlerësim tregon mungesën e informacionit, ose mungesën e aftësisë për të parashikuar se çfarë do të sjellë Asociacioni, gjithashtu tregon se të anketuarit nuk kanë informacion në lidhje me të. Për këtë, ndikim të rëndësishëm ka pasur qasja e dykuptimësisë konstruktive e BE-së”, thekson raporti i QKSS-së.
Por, përkundër qytetarëve që kanë një qëndrim neutral, rreth 50 për qind e të anketuarve serb besojnë se asociacioni është pozitiv. Serbët e Kosovës, këtë marrëveshje po e shohin si një mjet për të përcjell mesazhet e tyre dhe përmirësuar jetën e tyre në Kosovë.
Ndërsa, një pjesë e serbëve të vendit e kanë zgjedhur heshtjen sa i përket kësaj çështje.
“Është me rëndësi vendimtare të përmendet se mes të anketuarve serbë, një përqindje mjaft e lartë prej rreth 25.0 për qind refuzuan të japin opinion në lidhje me këtë, duke reflektuar qartë hezitimin për ta parë Asociacionin si mekanizëm të ndryshimit në Kosovë”, thuhet më tej në raport.
Lexo edhe: Alarm nga Banka Botërore, “Zajednica” rrezikon Kosovën
Për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka alarmuar edhe Banka Botërore.
Sipas BB-së, krijimi i ASK-së mund të ndal hovin rritjes ekonomike që u tha se do të jetë 4.8 për qind këtë vit.
“Rreziqet politike mund të rriten me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe dhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Ndryshe me krijimin e ASK-së, një pjesë e gjigantit metalurgjik “Trepça” do t’i mbetet Serbisë, si dhe Liqeni i Ujëmanit që gjendet në veri me krijimin e Asociacionit mund t’i lërë pa ujë shumë qytetete e fshatra të Kosovës, që “Gazivodën” e kanë burim kryesor të ujit. (Arjeta Shabani)/Infokusi
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...