Lajme

Edhe serbët i bashkohen iniciativës për ta mbrojtur Liqenin e Badovcit

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 12 January 2020

Për tre ditë në një iniciativë në Facebook për “Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit”, janë bashkuar më shumë se 12 mijë qytetarë.

Kjo kundër një projekti për ndërtimin e një lagje ekskluzive rreth këtij liqeni, i cili përveç bukurisë natyrore, furnizon një pjesë të madhe të qytetarëve me ujë, shkruan gazeta inFokus.

E kësaj iniciative, për ta mbrojtur Liqenin nga ndërtimet për të cilat edhe i është dhënë kompanisë Kaëa Group pëlqimi nga ata që do duhej ta mbronin Ministria e Mjedisit, i janë bashkuar edhe serbët.

-Advertisement-

Madje një nga ta ka postuar në këtë grup duke kërkuar që grupi të përkthehet edhe në gjuhen serbe, pasi edhe ata janë kundër demolimit e dëmtimit të Liqenit të Badovcit.

“Përshëndetje të gjithë dhe faleminderit që e keni krijuar këtë grup. Ta përkthejmë në gjuhën serbe pasi shumë serb gjithashtu janë kundër ndërtimit të vilave në liqen i cili na furnizon me ujë të gjithë ne”, është mesazhi i një qytetari i komunitetit serb./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera