Rozë

Edhe Rita Ora mbështet nismën “Vjosa, jo diga”

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 19 November 2020

Një ditë më parë, një postim i Leonardo DiCaprio-s bëri xhiron e rrjetit, sepse aktori publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto nga lumi Vjosa, ku njerëzit kishin shkruar me shkronja të mëdha pranë tij “Vjosa, jo diga”.

Postimi i tij u nda në rrjete sociale nga shumë figura publike, përfshirë edhe Rita Orën. Këngëtarja e ripostoi foton, duke treguar se pajtohet me atë që kishte shkruar DiCaprio.

ku shkruhej se “Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i Lumit Vjosa do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës, e zbuluar së fundmi, shkruhej nder te tjera ne postim.

-Advertisement-

Në tetor të vitit që lamë pas, DiCaprio befasoi ndjekësit e tij me një postim, ku tregonte se i ishte bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve. Ai doli kategorikisht kundër ndërtimit dhe prekjes së lumit në atë kohë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera