Lajme

Edhe Ramush Haradinaj flet për fotografinë Sveçla, Gjuriq, Gjini, Abrashi

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 08 December 2019

Një fotografi e së shtunës mbrëma bëri bujë të madhe nëpër Kosovë.

Nga Tirana, në një tryezë, gjatë një konference, shihen ulur Marko Gjuriq, Xhelal Sveçla, Ardian Gjini e Arban Abrashi, shkruan gazeta inFokus.

Kështu, reagimet edhe filluan duke kërkuar shpjegim për këtë takim të tyre.

-Advertisement-

Më pas u tha që ishte një konferencë e vendet ishin të caktuara nga organizatorët.

Por, për këtë punë ka folur edhe Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Haradinaj, ka thënë që kjo është risi veç për Vetëvendosjen, pasi sipas tij, ata po i ndërrojnë qëndrimet.

“Mendoj risi është veç situata me Vetëvendosjesn e një kohë të caktune kanë pas shpjegim të caktunë tash kanë tjetër shpjegim, besoj që komentimi iu takon atyre”, ka thënë Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera