Lajme

Edhe punëtorët e QKUK-së duan rritje pagash, për kaq është kërkesa

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 06 September 2022

Shoqata Sindiakaliste e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka kërkuar rritje të pagash për 50 për qind.

Sipas kësaj shoqate, Ligji i Pagave do të marrë kohë.

Kjo pasi, ai ende nuk ka shkuar në Kuvend – e pasi të dalë në gazetën zyrtare nevojiten tetë muaj kohë për të hyrë në fuqi.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të shoqatës sindikale të QKUK mbajtur me 06.09.2022,u vendos që të kërkohet rritje pagash preh 50 për qind sepse arsyet e me sipërme na bëjnë skeptik që ky projektligj mund të kalojë dhe aq më pak të fillojë implementimi i tij. Duke u nisur nga kjo logjikë e shëndoshë se rritje pagash s’ka pasur nga viti 2014 dhe për çdo vit kemi pasur rritje ekonomike (sipas statistikave zyrtare vitin e kaluar 10 për qind), e kur ja shtojmë kësaj edhe inflacionin zyrtar mbi 19 për qind, besojmë që kjo kërkesë është mjaft argumentuese”, është thënë në komunikatë.

Po ashtu në komunikatë nuk janë përjashtuar edhe veprimet sindikaliste për ta realizuar këtë kërkesë.

Të tjera