Edhe punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë grevë, këto janë arsyet
Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 01 February 2019
Sot, është arritur marrëveshja për pezullim të grevës në arsim pas marrëveshjes së arritur për rritje të pagave në këtë sektor shkruan inFokus.
Nga e hëna do të fillohet mësimi.
Kështu e konfirmuan edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Mirëpo grevat nuk përfundojnë në Kosovë. Shërbyesit civil në qytetin e Prishtinës që nga e dita e djeshme janë në grevë të përgjithshme.
E ndër sindikatat që kanë paralajmëruar greva janë edhe Sindikata e Doganës së Kosovës por edhe Sindikata e Re e KEK-ut.
Lajmi.net ka kontaktuar me nënkryetarin e Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, për të diskutuar në lidhje me paralajmërimin e grevave shkaku i pakënaqësive me pagat.
Ai është shprehur se me kryeministrin Haradinaj janë takuar edhe në vitin 2018 edhe në vitin 2019, ku është diskutuar për rritje të pagave por jo edhe për ligjin e pagave.
Llumnica ka theksuar gjithashtu se kanë kërkuar nga kryeministri që të mos përfshihen në ligjin e pagave.
“Ne kemi pasur takime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në tetor të 2018 dhe në janar të 2019-tës por ishte për ngritje të pagave, ndërsa për ligjin për paga nuk kemi pasur asnjë takim por edhe pse nuk na është mundësuar një takim për këtë çështje ne kemi dërguar komentin tonë lidhur me draft ligjin për paga me kohë, pikërisht me datën 25.07.2018, ku kemi kërkuar që Korporata Energjetike e Kosovës mos të futet në këtë ligj, sepse KEK-u e ka buxhetin e vet nga prodhimi i energjisë elektike dhe nuk e dëmton buxhetin e Kosovës”, është shprehur Llumnica për lajmi.net.
Ai gjithashtu e ka arsyetuar kërkesën e tij që të mos futen në ligjin e pagave.
“Kërkesa jonë është që KEK-u mos të futet në këtë ligj sepse punëtorët e KEK-ut nuk janë as shërbyes civil, as punëtorë administrativë, por janë punëtorë të Minierave dhe Termocentraleve dhe pagat i marrin nga djersa e tyre, si dhe qeveria e Kosovës, nga KEK-u çdo vit i merr rreth 30 milionë euro”, është shprehur Llumnica.
Duke komentuar hapat e mëtutjeshëm nëse nuk respektohet kërkesa e tyre, Llumnica ka përmendur edhe grevën.
“Hapat tonë që do t’i merrë Sindikata e Re e KEK-ut, janë se nëse punëtorëve të KEK-u iu preket paga që nënkupton zbritje, ne do të jemi të imponuar të bëjmë grevë”, është shprehur ai.
Të tjera
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...