Edhe pse sot pushim, sheshet e Prishtinës plot
Autori: Gazeta inFokus
15:49 | 02 Janar 2018
Në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë“ dhe “Ibrahim Rugova”, ditën e dytë të vitit 2018 gjithçka i është kthyer të zakonshmes përveç dekorimeve dhe stolive të cilat ende qëndrojnë aty ku janë vendosur.
Edhe pse ditë pushimi, kafenetë në Prishtinë të martën janë mbushur plot ndërsa në sheh kanë dal edhe shitësit ambulantë.
Gjallërinë qytetit ia shtojnë edhe qytetarët e shumtë të cilët kanë shfrytëzuar kohën e mirë që të pinë kafe në aktivitetin e quajtur “Verë n’Dimën” që është hapur nga komuna e Prishtinës në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Por edhe shumë tjerë kishin dalë që të shëtisin sa për të humbur kohën dhe në mbrëmje të kthehen në familjet e tyre për të vazhduar natën e tretë të Vitit të Ri.
Disa të intervistuar nga KosovaPress deklaruan se natën e ndërrimit të motmoteve e festuan pranë gjirit të ngushtë familjar, teksa për disa festa do vazhdojë edhe sonte.
Qytetarja, Metie Ademi tha se pasi që janë në pushim nga puna do festojnë festën e Vitit të Ri edhe sonte.
Ajo na tregoi se e që të dy netët e para të vitit 2018 i ka kaluar me familjarë, derisa tha se nga viti 2018 pret shëndet dhe të mira.
“Të dy netët me familje e ngushtë, shëndet dhe të gjitha të mirat si për familjen teme ashtu edhe krejt shqiptarët kudo që janë…masi nuk kemi punë edhe sonte po”, u shpreh ajo.
Festa e Vitit të Ri kthen mërgimtarët në vendlindje. Njëri ndër ta Shaban Muja kishte ardhur nga Suedia për të festuar ndërrimin e moteve me familje në Pejë. Për të festa do të vazhdojë edhe disa ditë.
“Natën e parë e kemi festu me familje në Pejë, e natën e dytë kemi qenë në ‘Emerald’ me shoqëri…kam me vazhdu edhe nja dy- tri dytë pastaj kam me u kthy pas, na jetojmë në Suedi për momentin”, tha Muja
Për të riun prishtinas, Korab Muhadri festa e Vitit të Ri do vazhdojë edhe sot, ndërsa nga viti 2018 pret më shumë solidaritet mes njerëzish.
“Mirë shumë me familje si gjithë, po e kemi vazhdu pak pram pak sot e vazhdojmë…Ma shumë solidaritet mes njerëzve, dashur, punë më shumë“,tha ai.
Përveç urimeve të shumta për vitin 2018, pat edhe qytetarë të cilit dhanë porosi për shqiptarët kudo që janë.
Hatixhe Hajdinaj përcolli mesazhin për të gjithë qytetarët që në vitin 2018 të punojnë,e mos të kërkojnë ndihmë duke ndenjur.
“Punoni edhe vet, edhe unë do t’iu ndijë, mos thoni duke ndenjur shpëtona perëndi..qita dua me ua përcjell qityne qytetarëve tonë“, tha ajo.
Kurse, festa për Xhemile Sadriu ka përfunduar në natën e parë, derisa pret që viti 2018 të sjell punësim, duke rekomanduar që krerët e shtetit të punojnë më shumë për popullin.
“Tek të rinjtë le të ka punësim, le të punojnë udhëheqësia për popull gjitha të mirat janë ishalla për Kosovën…Mjaftoj me një natë nuk jemi kanë kumedit sa të hareshëm por ishalla jemi shëndosh”, u shpreh ajo.
Pati edhe prej atyre që nuk e festuan Vitin e Ri pasi që siq thanë kanë pasur obligime tjera.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
































