Lajme

Edhe pse në arrest shtëpiak, Milaim Zeka shkon në mbledhje në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 18 October 2017

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, është duke marrë pjesë në një mbledhje në Kuvend, një ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia shqiptoi masën e arrestit shtëpiak.

Zeka qe ndaluar tri ditë më parë nën dyshimet për shmangie të tatimit.Avokati i tij, Gazmend Halilaj, konfirmoi për kallxo.com se Milaim Zeka ka leje nga gjykata për të marrë pjesë në mbledhjet në Kuvend.

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media po shqyrtohet raporti vjetor i Radio Televizionit të Kosovës, raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin si dhe raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Media.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera