Opinione

Edhe pse i vonuar takimi i Berlinit, Kurti-Vuqiq me rëndësi strategjike për Ballkanin

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 05 May 2022

Shkruan: Safet Gërxhaliu

Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë ka kohë që po ndeshen me probleme të mëdha. Këto probleme nuk janë të sotit, as të djeshit, por janë probleme që janë prezente për më shumë se një shekulli.

Serbia gjiothëherë ka tentuar që përmes formave të saj politike të pengojë Kosovën dhe kjo është më shumë prezente në dekadat e fundit. Kosova është pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe tani është e njohur nga më shumë se 110 shtete që janë pjesë e OKB-së, përfshirë edhe Gjermaninë e cila në politikën botërore dhe ekonomike është si fuqi e katër.

-Advertisement-

Takimi në Berlin mes dy kryeministrave për njohje reciproke nuk ka alternataivë dhe besoj se ky takim është i një rëndësie të pakontestuar, qoft nga dimensioni poltik, ekonomik, intergrues e mbi të gjitha social.

Bota nuk ka qenë ajo që ishte më parë, pandemia është ajo që botës i ka dhënë shumë efekte negative, agresioni rus ndaj Ukrainës i ka përshpejtuar shumë procese dhe në këtë drejtim Kosova duhet të jetë aktive në sferën diplomatike, të avancojë dialogun dhe të gjejë një modalitet për normalizim dhe prandaj besoj se të gjithë duhet të kuptojnë rëndësinë e dialogut dhe rëndësinë e gjetjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse afatgjate dhe në këtë drejtim politikëbërësit kosovarë nuk duhet të keni frikë nga vendimet e mëdha që janë në interes të qytetareve dhe në interes të shtetit. Po ashtu nuk duhet të mbrohet interesat e partive politike dhe duhet të sakrifikohet për shtet dhe qytetarë. Është e vërtet se përvoja politike e Zaevit dhe Ciprasit është negative, pasi që ata i kanë zgjedhur problemet e trashëguara e kanë humbur pushtetin, por sot janë fitues moral dhe definivisht e kanë reputacionin tek populli ashtu edhe tek faktori ndërkombëtar.

Pra duhet të gjendet një zgjidhje afatagjate obligative mes dy vendeve dhe të mos lejojmë që rryma pro-ruse të rritet në rajon dhe të kemi më shumë probleme të cilat do të jenë shumë të dëmshme jo vetëm për Ballkan, por edhe më gjerë.

Edhe me djallin duhet negocuar për interesa të shtetit dhe qytetarëve kur është në pytje ardhmëria dhe perspektiva e Republikës së Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera