Lajme

Edhe presidentja Osmani vazhdon takimet me homologët gjatë qëndrimit në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 25 September 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me homologët e saj gjatë gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka njoftuar se ka takuar presidentin e Gabonit, atë të Bullgarisë dhe të Fixhit, me të cilët kanë diskutuar mes tjerash për thellim të bashkëpunimit.

“E kënaqur që takova Presidentin Tranzitor të Gabonit Brice Oligui Nguema gjatë Samitit të presidentit Biden në Nju Jork. Një mundësi e mirë për të riafirmuar përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gabonit”, ka shkruar Osmani.

“Gjithmonë kam kënaqësi të lidhem me mikun e dashur të Kosovës, presidentin e Bullgarisë Rumen Radev. Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë”, thuhet në një postim tjetër të Osmanit në platformën “X”.

-Advertisement-

Ajo gjithashtu ka njoftuar edhe për takimin miqësor me presidentin e Fixhit Ëiliame Katonivere.

“Kosova është e përkushtuar të punojë me partnerë anembanë globit, përfshirë Fixhin, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të trajtuar së bashku sfidat e kohës sonë”, ka shkruar presidentja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera