Lajme

Edhe Presidenti i Gjermanisë vaksinohet me AstraZeneca, ja çfarë thotë ai

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 01 April 2021

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier është vaksinuar me vaksinën AstraZeneca,  më të cilën edhe është furnizuar Kosova disa ditë më parë .

Më këtë vaksinë i pari që u vaksinua në Kosovë ishte kryeministri, Albin Kurti.

Ndërsa presidenti gjerman, 65 vjeçar ka marrë dozën e parë anti-Covid 19 që është lëshuar këtë javë në shumë vende për personat mbi moshën 60 vjeç.

-Advertisement-

Ai ka thënë se dëshiron të inkurajojë njerëzit në Gjermani që të marrin ofertat e vaksinimit tek mjeku i familjes ose tek qendra e vaksinimit sapo të vijë radha e tyre.

Sa më shpejt të jetë numri i personave që marrin vaksinën, aq më shpejt mund virusi.

AstraZeneca në fillim u ndalua në disa shtete të Evropës por më pas u njoftua se nuk ka asnjë pasoj anësore./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera