Lajme

Edhe pesë raste me koronavirus në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 04 April 2020

Edhe pesë raste me Coronavirus janë regjistruar në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë, është bërë e ditur të shtunën në konferencë shtypi të Shtabit të Krizës në Mitrovicë të Veriut. Prej këtyre pesë rasteve të konfirmuara, tre janë nga Mitrovica e Veriut dhe dy nga Zveçani.

“Numri i rasteve të reja të konfirmuara në komunat me shumicë serbe në Kosovë është si në vijim – në Mitrovicë të Veriut janë shënuar tri raste positive në COVID-19, kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë qytet është 14. Në Zveçan ndërkaq janë konfirmuar dy raste të reja, duke e çuar në 6 numrin e përgjithshëm. Ndërkohë, në Leposaviq, numri i të infektuarve qëndron në dy, prej të cilëve një person ka vdekur”, ka thënë Milosh Mirkoviq, drejtor i Institutit për Shëndetësi Publike në Mitrovicë të Veriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera