Lajme

Edhe për sa kohë ka Ukraina furnizime me ushqim?

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 17 March 2022

Ministri i Agrokulturës së Ukrainës, Roman Leshchenko, ka thënë se Ukraina ka rezerva të ushqimeve bazë për disa vite.

Sipas tij, stoku aktual i grurit në Ukrainë do të jetë i mjaftueshëm për dy vjet. Stoku i vajit të lulediellit do të jetë i mjaftueshëm për pesë vjet, së bashku me misrin për 1 vjet e gjysmë.

Ukraina është prodhuesi i tetë më i madh në botë dhe eksportuesi i gjashtë më i madh i grurit dhe ishte furnizuese për 8.5% të eksporteve globale në vitin tregtar 2020/21.

-Advertisement-

Pas shpërthimit të luftës, ekspertët druajnë se Ukraina mund të eksportojë pak ose aspak grurë këtë vit. Për më tepër, diplomacia ukrainase pati bërë thirrje që të mbrohet Ukraina për t’i mbrojtur njerëzit nga uria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera