Lajme

Edhe PDK gati

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 20 March 2018

Grupi Parlamentar i PDK-së është mbledhur për të diskutuar edhe njëherë për seancën e jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës është votimi i demarkacionit.

Deputeti Bekim Haxhiu tha se PDK është unike sa i përket demarkacionit, shkruan Infokusi.

Edhe pse ende nuk dihet se si do të votojë deputeti i kësaj partie Nait Hasani, Haxhiu është i bindur se edhe ai do të ketë qëndrim të njëjtë me kolegët e tij deputetë.

-Advertisement-

Tri herë është tentuar të mbahet seancë për demarkacionin por që ajo kishte dështuar për shkak se nuk kishte kuorum.

Kundër demarkacionit deri më tani janë deklaruar deputetë të Listës Serbe, VV-ja, deputetët e ndarë nga VV që tashmë kanë formuar Grup të ri parlamentar si dhe deputeti i LDK-së Ramiz Kelmendi. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera