Lajme

Edhe një zyrtar i një partie aderon tek NISMA! (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 20 August 2017

Ende nuk është formuar qeveria dhe aderimet nëpër parti nuk kanë të ndalur.

Sot Nismës për Kosovën i është bashkuar një anëtarë i Kryesisë së partisë Demokratike të Ashkalinjëve në Kosovë (PDAK) dhe njëkohësisht kryetar i degës në Lipjan, shkruan arbresh.info.

Limon Ramadani ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga PDAK, për të ju bashkuar Nismës.

-Advertisement-

“Që nga sot, kam vendosur që aktivitetin dhe angazhimin tim politik ta orientoj në NISMA për Kosovën ku me kënaqësinë time më të madhe po i bashkëngjitëm kësaj partie”, ka thënë Ramdani.

Pos të tjerash ai tregoi se do të kandidoj edhe për asambleist komunal nga radhët e Nismës.

Ramadani gjithashtu falënderoi të gjithë mbështetësit e tij për përkrahjen.

“I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do të gjejë mënyrën për t’ju shërbyer drejt juve dhe interesave të komunitetit dhe vendit tonë”, shtoi ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera