Edhe një vit shkollor në objektin e shkatërruar në Busavatë të Kamenicës
Autori: Gazeta inFokus
22:30 | 26 Gusht 2018
Autostradë minjsh po quhen të çarat e murit të shkollës së fshatit Busavatë, të komunës së Kamenicës.
Lulzim Aliu si një prind, shprehet i frikësuar për fëmijët e tij duke e parë këtë gjendje, e veçanërisht me punimet e lëna në gjysmë për shkollën e re pa rrethoja.
Drejtori i kësaj shkolle, Abedin Maliqi, fajëson Ministrinë e Arsimit për mos-përzgjedhjen e një kompanie të duhur për ndërtimin e shkollës.
Ndërkaq, pohon se nxënësit janë të rrezikuar në shkollën e tanishme,e madje as dezinfektimin nuk kanë arritur ta bëjnë për shkak të vjetërsisë.
Ministria e Arsimit, përmes një përgjigje me shkrim tha se nuk po arrijnë të kontaktojnë me kompaninë kontraktuese e cila është përgjegjëse për ndërtimin e kësaj shkolle. Ndërkaq, shtuan se në takimin që kishin pasur më datën 24 korrik 2018, përgjegjësit e kompanisë ju kishin thënë se punimet janë zhvilluar me një ritëm të ngadalësuar për shkak të reshjeve, dhe janë zotuar se ato do të përshpejtohen.
Sidoqoftë nxënësit e fshatit Busavatë të Komunës së Kamenicës, nuk do ta kenë gati as këtë shtator shkollën e re, ndërkaq do të vazhdojnë të përballen me rrezikun që u kanoset nga shkolla e tanishme e cila është ndërtuar në vitet e 50-ta.

T� tjera
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...

































