Lajme

Edhe një veprimtar i LDK-së ndërron jetë

Autori: Islam Morina 20:05 | 18 November 2020

Sahit Halili, ish themelues i degës së LDK-së në Ferizaj dhe kryetar i parë i nëndegës së Talinocit, ka ndërruar jetë, raporton Gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa, me anë të një statusi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

“Dita e sotme po permbyllet edhe me një humbje të një veprimtari model të LDK-së në Ferizaj. U nda nga jeta Sahit Halili, njëri nga themeluesit e Deges së LDK-së në Ferizaj dhe Kryetari i parë i Nëndegës Talinoc i Muhaxherëve. ishte një patriot i palodhshëm rugovian dhe institucionalist i pathyeshëm. Ai deri në fund të jetës së tij nuk mungoj në asnjërin nga aktivitetet e LDK-së duke qenë gjithmonë njeri që rrezatonte pozitivitet dhe kulturë të lartë. Do të kujtohet gjithmonë!”, ka shkruar Sfarqa./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera