Rozë

Edhe një vdekje në Hollywood, reperi 20 vjeçar vritet brenda shtëpisë së tij

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 19 February 2020

Në një tentim për vjedhje, reperi i ri i cili sapo ka filluar karrierën në Amerikë, Pop Smoke, ka humbur jetën pas plagosjes nga hajnat.

Dy meshkuj të veshur në dukse të zezë dhe në maska, janë shfaqur të mërkurën në orët e para të mëngjesit tek shtëpia e reperit Pop Smoke në Hollywood Hills, duke hyrë me dhunë në të.

At më pas kanë gjuajtur disa herë me armë, duke e goditur e plagosur reperin. Burrat më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke vrapuar në këmbë.

-Advertisement-

Pop Smoke është dërguar me ambulancë në spital, ku është shpallur i vdekur.

Të dyshuarit nuk janë kapur e as nuk janë identifikuar, ndërsa nuk dihet nëse ai i ka njohur shtënësit.

Pop Smoke ka publikuar një album në korrik bashkë me një nga këngët e tij, “Welcome to the Party”, e cila nga shumë është konsideruar si ‘kënga e vitit’.

Nicki Minaj më pas ka bërë remix këtë këngë, ndërsa reperi ka bërë bashkëpunim edhe me Travis Scott.

Pop Smoke, emri i vërtetë i të cilit ishte Bashar Barakah Jackson, ishte 20 vjeçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera