Sport

Edhe një tjetër futbollist konfirmon largimin nga Dukagjini

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 12 December 2019

Klubi i Dukagjinit nga Klina e ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 8-të pikë të tubuara, shkruan Gazeta inFokus.

Klinasit nuk janë ndarë aspak të kënaqur më pozitën në të cilën ndodhen dhe kanë filluar ta spastrojnë ekipin.

Ditë me parë nga Dukagjini u larguar portieri, Flamur Neziri.

-Advertisement-

E nga klubi klinas sot është larguar edhe mbrojtësi, Leotrim Beqiri.

Beqiri ndarjen me Dukagjinin e ka konfirmuar në rrjetin social ‘Facebook’.

“Falenderoj klubin Kf Dukagjini per bashkpunim ,kryesine, trenerat, bashklojtaret, qytetaret e Klines (hithat). Me nuk jam pjese e klubit Kf Dukagjini. Klubit i deshiroj suksese!”, ka shkruar Beqiri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera