Rajoni dhe Bota

Edhe një tërmet tjetër godet Iranin, rastësi apo?

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 09 January 2020

Të mërkurën një e sot një.

Irani kështu po përballet me një kërcënim krejt tjetër nga ai që mendohej, një luftë me ShBA-në, shkruan gazeta inFokus.

Lufta nuk ndodhi, por Irani po përballet me lëkundje toke.

-Advertisement-

Sipas EMSC, tërmeti që goditi kufirin në mes të Irakut e Iranit ishte me magnitudë 4.7 shkallë të rihterit derisa epiqendra ishte 43km pranë qytetit Sarpol Zahab.

Deri tash nuk ka raportime për dëme në njerëz, ndërsa të mërkurën tërmeti ishte edhe më i fuqishëm, prej 4.9 shkallësh pak kiliometra larg termocentralit bërthamor në Busher, shkruan gazeta inFokus.

Krejt këto dukuri po vijnë bash në kohën e tensioneve të mëdha në mes të ShBA-ve dhe Iranit, ku fillimisht u sulmua ambasada amerikane në Irak.

Pastaj amerikanët vranë gjeneralin kryesor iranian, Qassem Soleimani, për të cilin thanë që ishte kryesori pas sulmit në ambasadë, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa këtij sulmi orët e para të së mërkurës iu përgjigj Irani duke sulmuar me raketa dy baza ushtarake amerikane në Irak./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera