Lajme

Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me pakicë – KONZUM

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 03 November 2023

Brendi Kosovar PRINCE CAFFE si prodhuesi më i madh në rajon me llojet të ndryshme të produkteve të kafesë, tashmë i njohur në Evropë dhe më gjerë, vjen me një tjetër bashkëpunim të sukseshëm me kompaninë më të madhe në Kroaci dhe e njohur Konzum pjesë e grupacionit FORTENOVA GROUP.

FORTENOVA GROUP operon drejtpërdrejt në pesë tregje kyçe të Evropës Juglindore me mbi 4000 produkte.

Bashkëpunimi vjen si rrjedhojë e dëshmisë nga ana e PRINCE CAFFE-së për cilësin dhe kualitetin e produkteve të kafesë dhe gjithashtu llojeve të ndryshme të kafesë që kjo kompani prodhon tash e sa vite.

-Advertisement-

Ky Bashkëpunim ka për qëllim që të produktet e kafes, Private Label, të PRINCE CAFFE të jenë pjesë e rrjeteve të marketeve më të mëdha ne rajon si: Konzum, Idea, Mercator etj, në shtetet si: Kroaci, Slloveni, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë etj.

Me kapacitet të prodhimit me mbi 40,000 Ton në vit Prince Caffe vazhdon të zgjeroj aktivitetet eksportuese në tregun global.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera