Edhe një rast i transportit të drogës në veturat e policisë
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 16 August 2017
Për shumë qytetarë të Kosovës i pabesueshëm do cilësohej fakti se doga në vend qarkullon në makinat e Policëve të Kosovës. Policia e Kosovës vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend por brenda vitit zyrtarët e saj janë kapur në dy raste tek transportonin drogë me makina e tyre.
Prokuroria e Mitrovicës është duke hetuar një rrejt të policëve të Kosovës të cilët u kapën para disa javësh me 8 kilogramë mariuhanë në Mitrovicën Veriore.
KALLXO.com ka siguruar detaje nga dosja e prokurorisë së Mitrovicës ku përshkruhen veprimet e policeve dhe mënyre se si ata shoqëronin dhe përcillnin dërgesën e drogës në Mitrovicën Veriore.
Në dokumentin e siguruar i cili mban numrin 68/2017-të e i hartuar nga prokurorja e krimeve të rënda, Zejnie Kela, përshkruhen veprimet e policit Adnan Gërrxhaliu në përcjelljen e makinës në të cilën qarkullonte sasia e drogës.
Sipas dosjes së prokurores Kelaj me datë 13.07.2017, policët Adnan Gërrxhaliu e Shemsedin Geci së bashku me personin e tretë Valon Malaj ishin koordinuar që ta dërgonin drogën nga Skenderaj për në Mitrovicën e Veriut.
Grupi sipas dosjes së prokurorisë ishte fotografuar në çdo hap nga hetuesit të cilët po e ndiqnin rastin.
“Grupi ishin takuar para një kafiterie në Skenderaj dhe ishin marrë vesh për detajet e rrugëtimit të dërgesës”, përshkruhet në dosje.
“Një makinë Golf 2 pronë e policit Gërxhaliu do t’i printe kolonës për të hapur rrugë pas saj do vinte një makinë tjetër ndërsa e fundit do lëvizte makina Golf 4 e drejtuar nga polici Shemsedin Geci”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
E njëjta pretendon se gjatë rrugëtimit grupi u ritakua në Mitrovicë në rrugën Bislim Bajgora.
“Nga aty Gërrxhaliu së bashku me një person nga Shqipëria kishin vazhduar në Mitrovicën Veriore”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Shtetasi shqiptar sipas pretendimeve të prokurorisë kishte telefonuar Valon Malën dhe i kishte kërkuar të niset për në veri pasi rruga ishte e lirë.
Prokuroria pretendon se e ka vëzhguar deri në detaje lëvizjen e makinës Golf 2 gjatë qarkullimit të saj në pjesën jugore të Mitrovicës.
Policët në fjalë ishin arrestuar gjatë operacioneve të policisë dhe IPK-së ndërsa të njëjtit mbahen në paraburgim me vendim të gjykatës së Mitrovicës. Në procesverbalet e gjykatës shkruhet se ata nuk i kanë pranuar veprimet duke u thirrur në pafajësi. Avokati i Adnan Gërrxhaliut, Jetulla Berisha, i ka thënë KALLXO.com se tashmë kanë deponuar një ankesë në gjykatën e Apelit për të kundërshtuar masën e paraburgimit ndaj klientit të tij.
Droga Sfidon besueshmërinë e Policisë
Policia e Kosovës vlerësohet në mesin e institucioneve më të besueshme në Republikën e Kosovës, por skandalet e drogës në vazhdimësi e kanë dëmtuar imazhin e këtij institucioni.
Në rrethana ende të paqarta në prill të vitin 2009 nga depot e provave të policisë së Kosovës janë vjedhur rreth 40 kilogram heroinë. Rasti ende i pazbuluar është shëndrruar në njërën nga kritikat më të mëdha për policinë e Kosovës. Zyrtarë të tjerë të policisë janë përfshirë në afera me drogën. Vitin e kaluar policia arrestoi policin nga Peja, Gazmend Dobruna, nën dyshimin se po transportonte mariuhanë.
Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurorial e Prishtinës të akuzuarit Gazmend Dobruna, Shaban Halimi e Aziz Hamiti më 2 gusht të vitit të kaluar në fshatin Shakovicë të Podujevës u ndaluan nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte Gazmend Dobruna në bagazh u gjet dhe sekuestrua sasi e narkotikut që dyshohej të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme prej 5 kilogramë e 455 gramë.
Të tjera
-
Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot n...
-
Haradinaj: Raporti i DASH-it goditja më e fuqishme, duhet t’i shërbejë Qeverisë që të japë dorëheqje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...
-
Raporti i DASh-it, LDK: Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më e korruptuara ndonjëherë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë për EO se Departamenti Amerikan ...
-
Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve presidenciale që mba...
-
Raporti i DASH-it, Bajrami: Kurti po mendon se po i drejtohet deleve, analfabetëve funksionalë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të Rap...
-
Ia rrahu tavolinën Vuçiqit në OKB – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësueses së Maltës: Kështu u drejtohemi diktatorëve!
Të hënën në Nju Jork u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Ademi dhe Hetemi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit, vlerësohet se do të sjellë fryte për të rinjtë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe humanisti ...
-
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi
Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Kras...
-
Dy shtëpi, banesë e tokë.., këto dhe shumë të tjera janë pasuritë mbi 500 mijë euro të Lumir Abdixhikut
Hiq më pak se 555 mijë euro pasuri numëron i pari i Lidhjes Demokratike të Ko...
-
Dhuña ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...