Edhe një muaj kohë për Gjykatat e Kosovës që t’i fusin serbët nëpër institucionet e drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus
09:55 | 18 Shtator 2017
17 tetori është data e fundit e caktuar për fillimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi.
Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe atë Prokurorial thonë se edhe pse janë të përgatitur për zbatimin e marrëveshjes, nuk e dinë nëse më këtë datë do të fillojë të zbatohet marrëveshja, e cila parasheh që gjykatësit dhe prokurorët serbë të integrohen në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
Marrëveshja për drejtësi e arritur në Bruksel në vitin 2015, pas disa shtyrjeve, më në fund pritet të fillojë të zbatohet në praktikë. Zbatimi i marrëveshjes, e cila parasheh që gjykatësit dhe prokurorët serbë të integrohen në sistemin e drejtësisë së Kosovës, pritet të ndodhë në tetor të këtij viti. Kështu së fundmi janë dakorduar edhe presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, duke shpresuar se marrëveshja do fillojë të zbatohet në praktikë, thotë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës prej kohësh është e përgatitur për fillimin e punës edhe në veri.
“Me qenë se tash të dy presidentët, ai i Kosovës dhe Serbisë, janë zotuar në Bruksel se do të fillojë implementimi i marrëveshjes muajin e ardhshëm, më 17 tetor, ne po shpresojmë që më në fund do të fillojë implementimi i kësaj marrëveshjeje. Kemi qenë të përgatitur që implementimi i marrëveshjes të fillojë në muajin janar, mirëpo nuk ndodhi. Por shpresojmë që tani do të fillojë”, pohoi Idrizi për Radio Kosovën.Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, tha për Radio Kosovën se janë të gatshme për zbatimin e marrëveshjes, pasi që kanë siguruar objektin dhe kanë rekrutuar stafin. Isufaj thotë se fillimi i zbatimit të marrëveshjes varet direkt nga vullneti i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë.
Dyshime në fillimin e zbatimit të marrëveshjes ka edhe shoqëria civile. Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Kosova ende nuk i ka plotësuar kushtet që më 17 tetor të fillojë zbatimin e marrëveshjes.
“Ne besojmë që do të ketë shtyrje, sepse për vetë faktin që ne tani më jemi në muajin shtator, dhe ende nuk e kemi në radhë të parë dekretimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, atëherë del në përfundim se edhe ky afat do të shtyhet.”
Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe atë Prokurorial thonë se integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës do të ishte një hap shumë me rëndësi për vendin. Me fillimin e zbatimit të marrëveshjes për drejtësi, do të shuhen gjykatat dhe prokuroritë serbe në Kosovë, të cilat që nga paslufta veprojnë ilegalisht

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...































