Lajme

Edhe një kontratë për rrugën Prishtinë – Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 20 December 2018

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka nënshkruar një kontratë për realizimin e punimeve në segmenitin Mitrovicë – Milloshevë, pjesë e projektit të rrugës M2 (Prishtinë – Mitrovicë).

Nëpërmjet një komunikate, Ministri e Infrastrukturës, njofton për rëndësinë e këtij projekti, që do të ndihmojë në qarkullimin më të lirë të automjeteve në këtë aks rrugor të frekuentuar, transmeton Gazeta inFokus.

“Duke e përgëzuar Njësinë Implementuese për punën e jashtëzakonshme dhe respektimin e afateve kohore tkërkori nga kjo njësi që të vazhdojnë me përkushtimin e deritashëm edhe në detyrat tjera në mënyrë që qytetarëve tanë t’u ofrohen rrugë me standarde dhe cilësi të lartë”, thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera