Rozë

Edhe një konkurrent largohet nga “Për’puthen”

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 20 March 2021

Në fillim të muajit shkurt, në ”Për’puthen”, iu bashkua konkurrenti i parë nga Maqedoni, Arsimi, i cili tregoi që jeton dhe punon prej disa vitesh në Zvicër.

Ai gjithashtu tregoi se është baba i një djali 3-vjeqar të quajtur Lion, ku e zbuloi një tatuazh në krahun e tij në të cilin kishte portretin e vogëlushit. Po ashtu tregoi se djali jeton me nënën e tij në Zvicër dhe se takohet me të vetëm gjatë fundjavave.

Arsimi ditën e djeshme në përfundim të emisionit tregoi se do të largohet për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga moderatorja, Bora Zemani, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.

-Advertisement-

Djalin e tij, Arsimi e prezantoi edhe para disa ditësh në rrjete social, ku publikoi në “Instagram” një foto të djalit, teksa të gjithë vunë re ngjashmërinë e madhe që ai kishte me të.

Sa i përket “Për’puthen”, kujtojmë se Arsimi pati një takim shumë interesant me Sarën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera