Edhe një ish anëtar i KSHC-së reagon për shkarkimin nga Haradinaj
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 27 September 2017
Ndaj vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe drejtorin e Agjencisë për Akreditim ka reaguar edhe Mirlinda Batalli, ish anëtare e KSHC-së.
Batalli ka thënë se ndihet e fyer për etiketimin e saj dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit si “jo kompetent, pa kredenciale akademike dhe etike”, pasi që siq ka thënë ajo është profesoreshë e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ka përvojë të gjatë në fushën akademike dhe juridike.
“Pavarësisht kësaj, më duhet të them se jam befasuar me arsyetimin shumë të mangët dhe konfuz, prej dy rreshtave, të vendimit të Ministrit të Arsimit, i cili nuk përmban asnjë konstatim të gjendjes faktike dhe juridike. Arsyetimi i tillë për shkarkimin e një Këshilli të pavarur nuk është aspak profesional dhe mbi të gjitha nuk është fare i saktë dhe i argumentuar”, thuhet në reagimin e Batallit.
Vendimi në fjalë nuk i referohet fare nenit 7 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë Nr. 04/L-037 i cili përcakton se si bëhet emërimi i anëtarëve të KSHC-së si dhe arsyetimin që duhet Ministri i Arsimit ta bëjë në Kuvend nëse kërkon zëvendësimin e një të tretës së anëtarëve të Këshillit për çfarëdo arsye brenda një viti. Jam kureshtare të dijë se si do ta arsyetoj Ministri para Kuvendit shkarkimin e të gjithë anëtarëve të KSHC-së. Për më tepër, do të jem kureshtare të përcjell se si do të bëhet emërimi i anëtarëve të rinj të këtij Këshilli, përfshirë 3 ndërkombëtarë për të funksionalizuar punën e Agjencisë.
“Besoj se me qëllim të evitimit të “parregullsive serioze” të përbërjes së re të KSHC-së, të gjithë duhet të kujdesemi që ky proces do të bëhet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi si dhe në përputhje me kërkesat e Kryeministrit për emërimin e anëtarëve me “kompetencë në arsimin e lartë””, ka thënë Batalli.
Batalli tha se nuk mund të mos përmend faktin që baza ligjore e vendimit të ministrit të Arsimit për shkarkimin e anëtarëve të KSHC-së i referohet nenit 8, pikës 1.4., të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës, i cili në fakt nuk ekziston fare, sepse neni 8 i këtij ligji nuk përmban pikën 1.4. dhe për më tepër ky nen i referohet bartësve publik të arsimit të lartë!
“Ky lëshim i madh juridik në një vendim aq serioz sikurse ky për shkarkimin e gjithë anëtarëve të një Këshilli të rëndësisë së veçantë shtetërore në Kosovë, nuk arsyetohet fare dhe lehtësisht mund të jetë objekt i interpretimit juridik para organeve kompetente. Udhëzimin Administrativ Nr. 09/2017 të datës 02.09.2017 të cilit i referohet Ministri në bazën ligjore të këtij vendimi, nuk arrita ta gjej dhe jam mjaft e interesuar të di se çfarë përcakton ky udhëzim që ka shërbyer si bazë ligjore për shkarkimin e anëtarëve të KSHC-së”, thuhet në reagim.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...