Lajme

Edhe  një i ftuar nga Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 18 October 2019

Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për ish-luftëtarin e UÇK-së, Nuredin Ibishi

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati , shkruan gazeta inFokus

Gjatë kohës së luftës, Ibishi ishte epror në Zonën Operative të Llapit.

-Advertisement-

“Sapo mora lajmin se Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për bashkëluftëtarin Nuredin Ibishi – Leka, i cili gjatë kohës së luftës ishte epror në Zonën Operative të Llapit”, ka shkruar Gucati.

Ndër të tjera në reagim të tij, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Ibishi ashtu si të gjithë të ftuarit tjerë do të dalin faqebardhë.

“Edhe ky, si të gjithë të ftuarit tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka reaguar Gucati. /Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera