Lajme

Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 24 February 2020

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim Fatmir Brajshorin, të njohur si Tushi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi në Facebook, ku ka deklaruar se nuk e di nëse është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit.

E ai ka thënë që nuk do ti përgjigjet kësaj ftese pasi nuk e njeh këtë gjykatë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Nga Tribunali i Hagës kam marrë një ftesë për intervistim, duke mos u precizuar, në jam i dyshuar apo dëshmitar dhe  unë Fatmir Brajshori kam vendosur, fare të mos i përgjigjem kësaj ftese ngaqë nuk e pranoj dhe nuk e njohë Gjykatën Speciale të Hagës apo si quhet ajo. Në faktë, më poshtë do të shkruaj arsyet , se përse nuk do t‘i përgjigjem kësaj ftese, dhe besoj kur t‘i lexoni këto gjëra, do kuptoni që: Kjo Gjykatë është ngritur nga armiqtë e kombit shqiptarë Kjo gjykatë bazohet në thashetheme dhe jo në fakte dhe argumente”, ka shkruar ai./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera