Lajme

Edhe një fëmijë vdes sot nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 27 January 2022

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, brenda 24 orëve si pasojë e infektimit me COVID-19, kanë vdekur gjashtë persona, shkruan Gazeta Infokus.

Në mesin e tyre bënë pjesë edhe një djalë i moshës 0-9 vjeç dhe është nga komuna e Prizrenit.

Viktima tjetër i gjinisë mashkullore është i grupmoshës 70-79 vjeç dhe është nga komuna e Deçanit.

-Advertisement-

Nga gjinia femërore gjithsej janë 4 viktima. Dy prej tyre janë të grupmoshës mbi 80 vjeç dhe njëra është nga komuna e Mitrovicës dhe tjetra nga komuna e Gjilanit.

Ndërsa viktimat e tjera të gjinisë femërore, njëra i takon moshës 70-79 vjeçare dhe është nga komuna e Gjilanit, ndërsa e vdekura tjetër i takon grupmoshës 50-59 vjeçare nga komuna e Kaçanikut.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar tre mijë e 917 raste të reja.

Derisa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 28.751./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera