Edhe një dorëheqje në LDK
Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 21 February 2021
Hysni Gërguri ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri.
Gërguri thotë se arsye për këtë vendim, është rezultati i dobët në zgjedhjet nacionale në komunën e Vushtrrisë.
“Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje nacionale në Komunën tonë( edhe për kundër faktit që më tepër se 3 vite e kemi pushtetin lokal),e ndjeva si obligim moral të jap dorëheqje nga Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri( të cilën e paraqita para Kryesisë së Degës). Unë e kam marrur udhëheqjen e Degës në gjendje shumë të rëndë në vitin 2010, me shumë grupacione, pas thyerjes së Degës në vitin 2004 dhe humbjes “në tavolinë “, te pushtetit Komunal edhe pse LDK e ka patur të fituar deri në vitin 2007, si dhe pas thyerjes së LDK-së në nivelin qendror në vitin 2006.
Bashkërisht me strukturat e mirëfillta kemi arritur që ta stabilizojmë Degën, duke ju dhënë hapësirë të gjithëve, në veçanti të rinjve dhe femrës dhe si rezultat i kësaj i fituam zgjedhjet Komunale në vitin 2017.
Pa modesti vlen te thekësoj kontributin financiar për Degën të cilën gjë e dijnë qytetarët e Vushtrrisë dhe niveli qendror i LDK- së, kontributin financiar për Sportin e Vushtrrisë, kontributin 40 vjeqar si mjek dhe si Specialist -Radiolog, kontributin në sindikatën e pavarur në Shtëpinë e shëndetit në Vushtrri nga viti 1990,pastaj si Drejtor Komunal për Shëndetësi në pushtetin e atëhershëm paralel, si dhe kontributin tim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998-1999.
Falënderoj me respekt e nderim të gjithë përkrahësitë e mi, jo vetëm në këto zgjedhje që më mbështetën me votën e tyre e cila për mua do të mbetet gjithmonë si një vlerësim i shenjët”.
Ndërsa përmes facebook-ut, në reagimin e tij ka falënderuar të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e LDK-së, ai gjithashtu ka njoftuar se jep dorëheqje edhe nga detyra e asambleistit të Kuvendit Komunal në Vushtrri, përcjellë Klan Kosova.
“Falënderoj përzemërsisht të gjithë aktivistët dhe simpatizantët e devotshëm dhe besnik te LDK-së, për përkrahjen e sinqertë dhe pa kushte, ndërsa për ata që bënë hile tash e 11 vite sa isha Kryetar Dege, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre.
Jap dorëheqje edhe nga asambleisti i Kuvendit Komunal në Vushtrri, për ta dëshmuar edhe njëherë, që në funksione të LDK-së, nuk kam qëndruar për interesa të ngushta personale,sepse interesi për LDK-në dhe Kosovën, gjithmonë për mua ka qenë dhe do të mbetet mbi interesin personal.
Njoftoj të gjitha strukturat qendrore, ato lokale dhe miqtë e mi se unë tërë jetën time do ti qëndroj besnik LDK-së”.
Postimi i plotë:
NJOFTIM:
Për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje nacionale në Komunën tonë( edhe për kundër faktit që më tepër se…
Posted by Hysni Gerguri on Sunday, February 21, 2021
Të tjera
-
Incident tek QNR, policia jep detaje
Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, ka b...
-
195 raste aktive me koronavirus në Ferizaj
Në komunën e Ferizajt janë 195 raste aktive me koronavirus. Nga fillimi i ...
-
Numërohen mbi 25 mijë vota të diasporës Vetëvendosje merr mbi 76 për qind të tyre
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i v...
-
Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti kërkoi një Skendërbe politik, e kishte Fisnik Ismailin por e largoi
Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas...
-
Vjosa Osmani-mërgimtarëve: Dashurinë tuaj për Kosovën do t’ua kthejmë shumë shpejtë
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër me ftesën ...
-
Sejdiu: Kurti sot hoqi dorë nga bashkimi me Shqipërinë
Njohësi i çështjeve politike Dardan Sejdiu, ka komentuar vizitën e Emisarit S...
-
Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident ndërmjet dy vetu...
-
Besëlidhja e Lezhës, Kurti: Politikisht na nevojitet një Skënderbe madhështor
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti deklaroi se Besëlidhja e Lezhës paraq...
-
Nënkryetari i LDK-së për Vjosa Osmanin: Besoj që mund ta kryejë rolin e Presidentes
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për Radio 1 për zhvillimet e...
-
Skender Hyseni tregon se çfarë i tha Hotit në vesh gjatë takimit me Trumpin
Një fotografi ishte bërë bujë nëpër rrjetet sociale ku shihej Avdullah Hoti e...
-
Hyseni: Deshi apo nuk deshi Kurti, dialogu me Serbinë do të imponohet si prioritet
“Nëse qeveria që vie tash nëse tregohet e përgjegjshme unë besoj që është e m...
-
Murati: Për t’u bashkuar me Shqipërinë, Kosova fillimisht duhet ta përfundojë dialogun me Serbinë
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, Valon Murati, në emisionin Pressing...