Sport

Edhe një ditë kohë për regjistrime për “Vrapimin e Nëntorit”

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 24 November 2022

Ka mbetur edhe një ditë kohë për t’u regjistruar në garën e vrapimit që organizohet këtë 28 nëntor, shkruan Gazeta Infokus.

Ky është Edicioni i dytë i garës “Vrapimi i Nëntorit”, që do të realizohet në shtegun aktiv prej 28 kilometrash dhe që starton në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz dhe përfundon në sheshin “Adem Jashari” në qendër të Skenderajt.

Sipas njoftimit të organizatorëve deri më tash për këtë garë janë regjistruar 241 garues, kurse numri bëhet me dije se numri i atyre që mund të regjistrohen është i kufizuar./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera