Edhe një demaskim i propagandës së VV-së, kësaj here mashtrimi për rritje të investimeve të huaja
Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 04 September 2023
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka dalur përsëri me nje demaskim të propagandës së partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se qeveria e Albin Kurtit këtë herë ka bërë mashtrim për rritje të investimeve të huaja duke i përdorur të dhënat më të vjetrat e jo ato më të rejat që janë në dispizicion.
“Loja me numra e Qeverisë. VV vendosi me i postu rritjet e investimeve të huaja direkte në Kosovë. Më herët postova grafikonin me IHD nga 2017 e deri 2022. Diçka që është e çuditshme, pse VV/Qeveria nuk i ka përodorur të dhënat më të reja në dispozicion, por ato më të vjetra. Kur e kalkulon rritjen me të dhënat më të reja, rritja është vetëm 14.3% (jan-qer 2023). Duket që kjo nuk e ka kënaqur zyrën e propagandës, andaj ata kanë vendosur me paraqitë vetëm muajt që nxjerin rritje optimale. Andaj janë publikuar vetëm jan-prill 2023 e ku rritja del të jetë 36.6%”, ka shkruar Muharremi.
Ndryshe ai ka shtuar se është e panevojshme një lojë e tillë me numra nga ana e qeverisë.
“Në përgjithësi rritja vitet e fundit me IHD është e mirë krahasuar me vitet paraprake, edhepse na duhen shumë më shumë invesime të huaja. Andaj, është totalisht e panevojshme me bë lojëra me numra dhe statistika selektive vetëm që më paraqitur një rritje më të madhe artificialisht”, ka thënë tutje Muharremi./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...