Lajme

Edhe një alarm i rrejshëm, policia nuk gjen asgjë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 07 January 2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas kontrolleve në stacionin e autobusëve në Prishtinë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Lajmin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se rasti është cilësuar si alarm i rrejshëm.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur në orën 12:30, kur policia ka pranuar një telefonatë për një mjet të dyshimtë, shkruan Gazeta Infokus.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarre të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë zëdhënësja.

Derisa kjo është hera e tretë për pak javë që alarme të tilla të rrejshme bëjnë që policia të kontrollojë e të evakuojë të gjithë qytetarët në stacionin e autobusëve./Gazeta Infokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera