Lajme

Edhe një aktivistë e braktisë LVV-në

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 23 May 2023

Ka dhënë dorëheqje Fehmi Blakçori, anëtari dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës.

Blakçori në një mënyrë interesante e ka njoftuar partin me për dorëheqjen. Në shkrimin e publikuar në “Facebook” , Blakçori ka treguar se edhe pse zyrat e boshatisura të Vetëvendosjes në Llap, ai e ka lënë shkresën e dorëheqjes.

Ky është postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

“Ora 11 e 20 minuta

Vendi Zyra e Vetëvendosjes në Besianë .Brenda saj askush .Dera e Zyrës mbyllur , dyert e koridorit hapur. Qetësi gati absolute .Nuk ishte as administratori ,askush nuk ishte .

Si zakonisht në Llap hapur janë çajtoret . Natyrisht në pritje të hapjes së zyrës për pak kohë do të qëndroj në kafe- çajtoren aty afër.

Sido që të jetë zyra me administarator apo ndonjë aktivist brenda apo pa ta unë pas 20 minutash prap do trokas në derën e subjektit Vetëvendosje në Besianë për të cilin nuk kurseva asgjë për ta ndihmuar .

Aty do të lë, qoftë zyrja hapur apo mbyllur vendimin tim në formë të shkruar për të mos qenë më anëtar i Vetëvendosjes.

Unë e di që jeni rritë shumë dhe mundeni pa mua, por edhe ju ta dini se edhe unë mundem pa ju”, ka shkruar Blakçori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera