Lajme

Edhe nesër pritet mot i ftohtë dhe me reshje bore

Autori: Islam Morina 23:40 | 22 January 2022

Edhe për ditën e diel meteorologët parashohin mot të ftohtë dhe me mundësi të reshjeve të borës, shkruan Gazeta Infokus.

Mot i ngjashëm parashihet të mbajë edhe në ditët e para të javës që vjen ku temperaturat pritet të bien ndjeshëm.

23.01 – Kryesisht me kthjellime e shumë ftohtë. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore, përreth viseve malore.

-Advertisement-

24.01 – Shumë ftohtë, me vransira e intervale me diell. Mundësi për reshje të dobëta bore herët në mëngjes.

25.01 – Mbetet mot shumë i ftohtë, por kryesisht me kthjellime. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen.

26.01 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë. Vende-vende me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.Temperaturat zbresin ndjeshëm nën nën vlera mesatare, minimalet zbresin edhe deri në -10C e -13, e maksimalet në -2 e 0C, e ditën e hënë edhe në -5C.

Era frynë kryesisht nga krahu verior mesatare 6-12m/s, e ditën e martë më e lehtë.Shtypja atmosferike me tendencë të rritje lartë mbi vlera normal

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera