Lajme

Edhe në raundin e dytë dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 05 January 2022

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës as në raundin e dytë nuk kanë arritur që të zgjedhin kryesuesin e këtij kuvendi, shkruan Gazeta Infokus.

Kandidat i vetëm për këtë pozitë ishte Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili dështoi në të dy raundet të marrë këtë pozitë.

Në raundin e dytë ai mori 25 vota të cilat nuk mjaftuan që ai të zgjidhet kryesues i Kuvendit komunal të Prishtinës.

Kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re e lëshuan sallën dhe nuk morën pjesë në votimin për kryesuesin e Kuvendit Komunal.

Gjithashtu, për të zgjedhur kryesuesin është vetëm edhe një raund i cili tashmë ka filluar./Gazeta Infokus/

Të tjera