Lajme

Edhe në Maqedoni protesta për të drejtat e grave

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 08 March 2018

Platforma për barazi gjinore dhe aktivistet për të drejtat e grave në Maqedoni, organizuan marsh kundër dhunës ndaj grave.

Gra me profesione të ndryshme marshuan nga Parku i Gruasderi në sheshin Filipi i Dytë me kërkesën që të hidhen poshtë stereotipet dhe të thonë “JO” për dhunën dhe urrejtjen ndaj gjinisë femërore, shkruan Infokusi.

“Me këtë marsh përveç që i ftojmë gratë, u bëjmë thirrje edhe etërve tanë, vëllezërve dhe djemve të solidarizohen me gratë në Maqedoni dhe së bashku t’i hedhim poshtë stereotipet dhe etiketat që na kufizojnë të gjithëve dhe t’u themi “JO” dhunës dhe urrejtjes  ndaj grave”, thanë pjesëmarrëset e ketij marshi.

-Advertisement-

Në këtë marsh u bashkëngjiten edhe kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogov.

Marshin u organizua nga Platforma për barazi gjinore dhe aktivistet për të drejtat e grave. /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera