Lajme

Edhe në korrik pritet të ketë reshje shiu

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 29 June 2018

Është fund qershori, por shirat e pranverës janë rikthyer, rrobat me mëngë të gjata, gjithashtu.

Shfrytëzoni javën që vjen për të shkuar në plazh, se pritet që shirat të vijojnë edhe muajin që vjen.

Por kjo situatë në përgjithësi do të jetë e njëjtë gjatë gjithë kësaj stine. Vera e vitit 2018 nuk ka asnjë të përbashkët me atë të dy viteve të shkuara, që ngjante me kushtet e të nxehtit afrikan.

-Advertisement-

“Do të jetë luks periudhat në të cilat do të ketë shumë ditë njëra pas tjetrës me mot të kthjellët dhe temperatura të larta”, thotë meteorologjia, Tanja Porja.

Shiu i vazhdueshëm i kësaj vere i ka gjetur edhe shqiptarët të papërgatitur. Të rinjtë kanë ndryshuar planet për pushime, ndërsa të moshuarit kënaqen me freskinë e qershorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera