Lajme

Edhe në këtë komunë të Kosovës konfiskohen afro 5 mijë litra vaj pa dokumentacion në markete

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 11 March 2022

Në komunën e Rahovecit, Inspektorati i Tregut ka konfiskuar 4 mijë e 676 litra vaj për të cilat nuk dihej se nga e kishin origjinën dhe ishin pa dokumentacion.

Kështu ka bërë të ditur, drejtoresha e Inspektoratit, Nora Boshnjaku e cila ka thënë se këto veprime përbëjnë mashtrim të konsumatorit dhe praktike të padrejtë tregtare.

“Drejtoria e Inspektoratit, Inspektorati i Tregut, po inspekton intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale, siç janë vaj ushqimor, mielli, sheqeri e të tjera.Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, andaj Inspektorati i Tregut po merr masa ndëshkuese dhe çdo veprim tjetër të përcaktuar me ligj”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Boshnjaku.

-Advertisement-

Ajo ka ftuar qyettarët që për cdo mashtrim të bërë nga marketet të njoftojnë departamentin për mbrojtjen e konsumatorit.

“Për çdo mashtrim që mund të ndodhë gjatë blerjeve e në veçanti për çmime, qytetarët luten të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën https://konsumatori.rks-gov.net/”, thuhet në njoftim.

Që nga dje kur në disa markete të vendit, cmimi i vajit kapi edhe shifrën 3 euro 3 49 cent, inspeksionet janë duke inspektuar në mërketet në vend, por edhe në furra./Gazeta Infokus/

Njoftimi i plotë:

Inspektohen marketet në komunën e Rahovecit, sekuestrohen 4676 litra të vajit, në mungesë të dokumentacionit të origjinës

Drejtoria e Inspektoratit, Inspektorati i Tregut, po inspekton intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale, siç janë vaj ushqimor, mielli, sheqeri e të tjera.

Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, andaj Inspektorati i Tregut po merr masa ndëshkuese dhe çdo veprim tjetër të përcaktuar me ligj.

Gjatë këtyre dy ditëve po kryejmë inspektime intensive dhe inspektorët e tregut kanë konstatuar parregullësi, poashtu kanë marrë masa në përputhje me ligjin: gjoba si dhe masa të tjera administrative. Në një rast inspektorët komunal të tregut gjatë inspektimit të një operatori ekononik (Mega Market) kanë sekuestruar 4676 litra të vajit, në mungesë të dokumentacionit të origjinës !

Për çdo mashtrim që mund të ndodhë gjatë blerjeve e në veçanti për çmime, qytetarët luten të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën https://konsumatori.rks-gov.net/

DPI gjithashtu fton bizneset të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndërgjegjshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera