Lifestyle

Edhe ndarja ka anët e saj pozitive, ja cilat janë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 05 September 2017

Ndarja nga ish i dashuri apo partneri është në përgjithësi një proces i dhimbshëm, por ka edhe anët e vet të mira, të cilat nuk duhet ti neglizhosh por ti shohesh ashtu siç duhet.

1. Mund ta kalosh kohën ashtu siç dëshiron: Larg nga debatet dhe zënkat tani ti mund ta menaxhosh kohën 100% ashtu siç dëshiron vet, të dalësh më shumë me shoqërinë tënde apo edhe të kryesh aktivitete të tjera që ke për zemër, pa u privuar më se ç’mund të mendojë partneri.

2. E gjithë hapësira është jotja: Mund të flesh në krevatin e bollshem, të ulesh në divanin e preferuar dhe të shohësh atë emision që të do zemra, pas u shqetësuar fare.

-Advertisement-

3. Do të dobësohesh: Je munduar sa herë të dobësohesh dhe nuk ja ke dalë mbanë e më në fund stresi i darjes të bëri të humbasësh ato kilogramët e tepërt. Shoqet do të të kenë zili.

4. Do të kesh vetëvlerësim më të lartë: Nga zënkat e herëpashershme ka pasur me siguri plot momente kur partneri mund të të ketë ofenduar apo lënduar egon tënde. Tani ti mund të fillosh sërish të vlereësosh veten tënde më shumë, ashtu si me të vërtetë e meriton.

5. Do të gjesh sërish veten tënde: Do të merresh me gjërat që pëlqen më shumë dhe do të mund të fokusohesh aty ku je vërtetë e interesuar, duke rigjetur kështu veten tënde të vërtetë, e cila mund të të ketë munguar.

6. Do të mbushesh sërish me optimizëm: Sado e vështirë të ketë qënë ndarja, jeta vazhdon dhe shpejt ti do ta kuptosh se sa e bukur është jeta dhe se sa shumë shanse të presin përpara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera