Lajme

Edhe mjeku i njohur ftohet nga Gjykata Speciale

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 11 November 2019

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fitim Selimi,  i cili është mjekë, këtë të hënë ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Kështu ka bërë të ditur Selimi përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

Selimi ka thënë se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

-Advertisement-

“Sot mora ftesë nga zyra e Prokurorit Special, për tu paraqitur në këtë organ në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë time në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Selimi.

Ai gjithashtu ka thënë se më këtë ftesë i është rikthyer ndjenja e krenarisë për përiudhen sa i shërbejë UÇK-së.

 

“Fare mos të dyshojë askush dhe i siguroj Unë të gjithë ata që duan të dijnë, që në rrethanat e mospërmbushjes dhe mosrealizimit të popullit e vendit tim me të drejta e liri, me kushtrimin për luftën për çlirim, angazhimi dhe veprimi im me shokët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte kulmi i realizimit të identitetit tim përsonal, familjar e kombëtar dhe veprimi im më i ndergjegjshëm të cilit nuk do t’ i ndryshoja asnjehërë asnjë moment dhe asnje detal.Me besim e bindje të plotë në triumfin e së vërtetës së lavdishme për luftën tonë të drejtë” ka shkruar Selimi.

Kujtojmë që gjatë kësaj jave Specialja ka ftuara figura të ndryshme, ndër ta edhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, si dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera