Lajme

Edhe mësuesit do të shkojnë në deti

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 19 June 2018

Veç veteranëve të UÇK-së edhe punëtorët e arsimit do të shkojnë në deti.

Por ndryshe nga të parët mësuesit nuk do të kërkojnë para nga Qeveria e Kosovës për këtë pushim, shkruan GazetaFokus.

425 punëtorë të arsimit do të udhëtojnë me mjetet e akumuluara në fondin për pushim e rekreacion.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të vazhdohet me traditën e dërgimit të anëtarëve të saj në pushim.

-Advertisement-

Grupi i parë prej 110 punëtorëve tashmë është dërguar në pushime ndërsa me tu kthyer do të shkojnë edhe 315 anëtarë të SBASHK-ut nga e tërë Kosova./GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera