Lajme

Edhe Meliza Haradinaj ka kërkuar rinumërim, PZAP ia refuzon ankesën

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 08 March 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka filluar me publikimin e vendimeve për kandidatët për deputetë nga subjektet e ndryshme politike të cilët janë ankuar për raste të ndryshme parregullësish gjatë procesit zgjedhor dhe numërimit.

Në mesin e vendimeve është edhe ai për kandidaten për deputete nga radhët e AAK-së, ministren në detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka kërkuar rinumërimin e disa votave

PZAP ka refuzuar ankesën e bërë nga Haradinaj-Stbulla, e cila pretendonte për parregullsi në numërimin e votave për të në komunën e Dragashit.

-Advertisement-

Në këtë ankesë Haradinaj-Stublla kërkoi rinumërimin e votave në fshatrat Zaplluzhë dhe Shajmë, por që PZAP nuk e pranoi këtë ankesë.

Duhet përkujtuar që kryediplomatja Haradinaj-Stublla së fundi ishte në krye të të gjitha lajmeve në vend, për shkak të publikimit të një video-incizimi përmes së cilës u dyshua se bashkëshorti i saj, Dardan Stublla pagoi mijëra euro në mënyrë që asaj t’i mundësohej grumbullimi sa më i madh i votave.

Kësisoj nga Komisioni Qendror Zgjedhor mbrëmë kanë deklaruar për lajmi.net se janë të gatshëm për bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit lidhur me këtë rast.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera