Lajme

Edhe Maqedonia kundër Ushtrisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 14 December 2018

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se nuk është tani momenti për tensione në rajon, andaj edhe ka bërë thirrje për kujdes, me qëllim sigurimin e paqes dhe të bashkëpunimit në rajon, transmeton Gazeta inFokus.

“Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është kështu – nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Edhe një herë, të mos harrojmë se Ballkani nuk e ka ndërmend të bëhet përsëri barut. Ju bëj apel kolegëve, kryeministrave, kryetarëve të shteteve, të kenë kujdes në hapat e tyre për shkak se obligimi ynë i përbashkët si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, që kemi aspirata të anëtarësimit në BE, është ta zhvillojmë bashkëpunimin ekonomik, zhvillimi rajonal të rritet, të sigurojmë paqe të përjetshme, dhe të kemi integrim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Zaev.

Ai kërkoi gjithashtu shqyrtimin e vendimit të institucioneve të Kosovës edhe sa i përket taksës 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

-Advertisement-

“Apeloj që edhe masat tjera, që janë ekzistuese në pjesën e doganave të rishqyrtohen, të kthehen prapa dhe ti respektojmë organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Zaev.

Por, ndryshe nga Zaev, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti që është pjesë e koalicionit qeverisës, përmes një komunikate uroi për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Ushtria e Kosovës është edhe një themel i paqes dhe stabilitetit për gjithë rajonit tonë me perspektivë euroatlantike, dhe që nga sot, jo vetëm Kosova, por e gjithë Evropa juglindore, përfiton edhe një aleat në betejën e ndërtimit të kapaciteteve demokratike perëndimore në vendet tona, të denja për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian” thuhet në komunikatën e kreut të BDI-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera