Sport

Edhe Manchester City futet në garë për sulmuesin brazilian

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 11 April 2019

Pas Milanit ,në garë për sulmuesin brazilian të Gremiso, Everton, është futur edhe skuadra e Manchester City-t, që është gati të paguajë klauzolën prej 50 milionë eurosh në kontratën e tij.

Sulmuesi 23-vjeçar ka nisur me këmbën e mbarë edhe sezonin aktual, pasi ka shënuar 4 gola në 8 javët e para, ndërsa javën e kaluar Leonardo ishte në Brazil, për të folur me drejtuesit e Gremios.

Megjithatë vlen të theksohet se Milani nuk ka ndërmend të shpenzojë 50 milionë euro për Everton dhe do të futet në këtë garë, vetëm në se flitet për një reduktim të ndjeshëm të çmimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera