Edhe Mali i Zi i thotë “po” energjisë amerikane

Autori: Gazeta inFokus
10:51 | 14 May 2023
Përderisa Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Spanja, Franca, Gjermania dhe tërë BE që pas invazionit rus në Ukrainë mezi po prisnin të importonin energji amerikane, sepse kur merr energji amerikane ke edhe siguri nacionale, në anën tjetër Kosova është vendi i vetëm në Evropë që e kishte refuzuar energjinë amerikane: së pari e ka refuzuar energjinë me thëngjill duke e përzënë kështu investitorin amerikan për ndërtimin e termocentralit të ri, ndërsa më pas duke e refuzuar edhe gazin e lëngshëm amerikan.
Ndërkohë, sipas U.S. Energy Information Administration “SHBA në vitin 2019 është bërë për herë të parë neto eksportuese e energjisë (naftë e gaz) që nga viti 1952”. Për këtë arsye SHBA ka filluar ta luftojë Rusinë në Evropë pikërisht përmes energjisë, përmes së cilës Rusia po e kontrollonte tërë BE-në dhe shtete të fuqishme të saj ashtu sikundër që po e pengonte pavarësimin energjetik të Kosovës dhe tërë Ballkanit. Për këtë arsye SHBA ka filluar t’i mbështesë shtetet e Evropës që të ndërtojnë tanimë terminale gazi të lëngshëm, i cili do të sillet nga SHBA në Evropë.
Për ta ndërprerë tërësisht importin e energjisë nga Rusia, më 25 mars 2022, Kryetari i SHBA-së, Joe Biden dhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, qenë marrë vesh që sa më shumë anije me gaz të lëngshëm të vinin nga Perëndimi përmes Atlantikut (dhe jo vetëm) në Evropë dhe sa më shumë terminale gazi të ndërtoheshin në Evropë. Evropa, sipas amerikanëve, duhej të siguronte energji edhe nga lindja duke e përjashtuar kështu tërësisht Rusinë. Në këtë kuadër Gjermania më 20 mars 2022 pati nënshkruar marrëveshje importi gazi me Katarin.
Pas Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Shqipërisë, në rajonin tonë tanimë edhe Mali i Zi më 12 maj 2023 i thotë po gazit të lëngshëm amerikan dhe ndërtimit të dy terminaleve të gazit të lëngshëm në Portin e Barit. Pra, Dritan Abazoviqi nuk është proserb siç një pjesë e politikës së Kosovës mundohej ta etiketonte, por është saktësisht proamerikan. Është po ky Driton Abazoviq që me ligj të Malit të Zi e futi kishën serbe nën juridiksionin e Malit të Zi, është po ky që filloi ndërtimin e urës Velipojë-Ulqin për ta intensifikuar bashkëpunimin ndërshqiptar dhe është po ky sikurse edhe Edi Rama që është pjesë e makroplanit të SHBA-së për ta ulur ndikimin rus në rajon duke ndërtuar raporte të mira (gjithnjë sipas kushteve amerikane) me të gjithë fqinjët e Ballkanit Perëndimor.
E ne në Kosovë tanimë kemi ngelur me gishta në gojë, kemi ngelur as me shehër e as me Barilevë. Kur e refuzon energjinë amerikane, atëherë e importon atë serbe përmes Martin Berishajt, zgjidhje tjera s’ke. Luaje macë kryet e buallit. Kësi masllahati nuk kemi parë deri me sot.
Shkruan: Agron Hoti
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Kryeministri polak e paralajmëron Zelenskyn “të mos e ofendojë më kurrë Poloninë”
Në mospajtime e sipër lidhur me tregtinë për grurin, kryeministri polak, Mate...
-
Aliu publikon pamje nga ndërtimi i rrugës Prishtinë – Podujevë: Punimet janë intensifikuar në të gjitha llotet
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Zjarr në një autoservis në Duhël të Suharekës, digjen disa vetura
Një autoservis është përfshirë nga zjarri këtë të shtunë në fshatin Duhël të ...
-
Integrim para anëtarësimit të vendeve kandidate në BE
Idetë që vendet evropiane, të cilat synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropia...
-
Kurti përzihet në zgjedhjet në Zvicërr
Pavarësisht kritikave të shumta për përzierje në zgjedhjet e një shteti tjetë...
-
Lobimi i Presidentes Osmani kthen çnjohjet e proklamuara nga Serbia
Në dy edicionet e fundit të javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjit...
-
Blinken beson se Irani nuk është palë e përgjegjshme në programin bërthamor
Vendimi i Iranit për t’ua ndaluar qasjen disa inspektorëve bërthamorë të Komb...
-
Serbia kishte pretenduar se disa shtete ‘ç’njohën’ Kosovën, Osmani takon liderët e tyre – konfirmohet njohja e shtetit e marrëdhëniet diplomatike
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar liderë të shumtë në dy edicionet...
-
Ish-ambasadori amerikan në Serbi: Kurti po shkatërron marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, William M...
-
Shqiptarët po harrojnë drejtshkrimin
Teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Ne s...
-
Haxhiu i reagon Çekut për 27 stadiumet: Mashtrimi nuk kalon
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar ministrit të Kulturës, Rinisë d...
-
Arrestohet në Kukës shqiptari që po transportonte ilegalisht 27 emigrantë në drejtim të Kosovës
Është arrestuar një person në Shqipëri i cili po transportonte 27 emigrantë ...